>
LETERSISHQIP

Mos Më Thuaj

Do të vesh me transparencën e qielltë,
do të thur vargje veç për ty,
nuk dua t'i marrësh me gjith mend,
se vargjet s'do jenë poezi...

Do të vesh me freskinë e barit,
sapo të ketë nisur të mbijë
atëherë do më pëlqente ajo ngjyrë
se gjatë majit bleron edhe më mirë...

Do të vesh me buzëqeshjet e mia
se shpirti i çel pa mundim,
janë aq' të natyrëshme të gjitha,
se dalin për ty, me gjith shpirt...

Mos më thuaj se qielli s'do t'pëlqejë,
kur retë të përshkojnë dritaren tënde,
pranë vendit ku ti do jesh ulur,
mallin s'do harrosh për ato vende...

Kur lodhur të ndjehesh gjatë javës,
me dëshirë do përgatisja gjithshka,
të uleshim mbi barin e njomë,
pik-nik-un të gëzojmë të dy bashkë...

Dhe gjumin kur të kesh përqafuar
mbi shtratin e ngrohtë plot ëndërra,
çdo mëngjes do të jem pranë teje,
do të zgjoj me t'ëmblat buzëqeshje...

Mos më thuaj se qielli s'është i kaltërt',
mos më thuaj se bari s'është i njomë,
mos më thuaj se buzëqeshjet e mia,
s'i kishe të pranishme gjithëmonë...