>
LETERSISHQIP

Bota Është Përmbysur

Ulur qëndron ballit të ëndërrës
iluzioneve, që shpërndahen trupit,
lëvizjet së syrit nga një pikë e vdekur,
bota është përmbysur.

Ngado që shikon,
çdo gjë lëviz tinës,
ashtu lëvizin edhe objektet
e tokës, pemët, gurët,
dheu, që fluturon në pluhur.
Vetmia nis të shkatërrohet,
personazhet janë natyrë,
thyhen krahë të pafajshëm,
bien mbi tjetulla zogj të gjorë.
Në çdo fund të çative
sipër mureve kuadrat të shtëpive,
brënda vjetërsirave, merr frymë vetmia.

Një mace e zezë,
çakërren sytë...

Gjithëshka ngujuar brënda heshtjes,
Zogjtë, që kanë mbetur ende pa ngordhur
s'ka shanse t'u dëgjohet cicërima.
Lebetitet natyra, çdo gjë e pafat.
vetëm ca insekte të mbijetuar
mbi krahë zogjsh, të cilët paskan shpëtuar.
Largojini ju lutem hijet e mureve të shkatërruar.
Spektatorë, drurët po vazhdojnë djegjen e tyre.

Çdo të bëhet me klithmat,
a ka mbetur dikush në ndonjë cep, t'i dëgjojë...?