>
LETERSISHQIP

Kujton Ti...

Kujton ti,
se puthja jote
nuk më dehu dhe aq' shumë,
apo zjarrin nuk e ndjeve
ti, aq' thellë, në trupin tim...?
Unë mendova se kuptove,
sa e etur, isha unë
të vazhdonte pa u ndalur,
puthja jonë, do bëhej mit.

Kujton ti,
se nuk u dogja
pranë teje menjëherë,
por duroja nga dëshira
të qëndroj pranë dashurisë,
sepse puthja ishte fillimi
i mëkatit tonë të parë
prandaj desha dhe më shumë
me dëshirë të mëkatoj.

Porse vetëm ti më le,
në atë zjarr aq' të madh,
flakët kur më dogjën shpirtin,
seç më lanë një tog' thëngjij
dhe tani që të kam larg
brënda gjoksit, peshoj mallë,
do të falja unë gjithcka,
që me ty të isha pranë...