>
LETERSISHQIP

Gjumi I Natës

Flatra engjëjsh shuhen
në orët që rrjedhin pa u ndier.
Ia pashë shpinën qytetit të lartë,
mbas kodrave kurrizprishur.
Ku dielli fshihte krahët e qullëta.
dhe hëna shëtiste brinjëve të rrugës.
Nisa të mbledh thërrimet e hijeve,
në natën e errët, me gjumë të gjatë.