>
LETERSISHQIP

Përqafim Fëmijësh

Dy fëmijë luanin me top,
rruga e gjërë, rrugë makinash,
topi hop kërceu fort,
n'anën tjetër tek makina.

Ndalur ish për fat të vajzës,
topi qëndruar larg nga rrota,
sapo shoferi kaloi rrugën,
në anën tjetër u hodh' vajza.

Topi pranë këmbëve të saj.

Djali priste shoqen të kthehej,
bashkë me topin, që ish shtypur,
sa pa vajzën q'e mbante ndër' duar
djali shpejt i hapi krahët.

Shoqen për ta përqafuar.

Oh, ky top prap' hop kërceu
tepër larg, larg nga fëmijët,
djali me vajzën shumë u trëmbën,
por përqafimin nuk e ndalën.

Ata ishin shumë të gëzuar,
topi prap' shpëtoi aq' bukur.