>
LETERSISHQIP

Shqipëria Ka Mall

Mallin e mblodha
pranë vatrës
së prushtë.
Ngjyrë gjaku digjte.
Xixëllonjat
të trembura,
humbën rrugën.
Truri lëvizi nga foleja.
M’u desh të vishja
petkun e arësyes.
Ajkës së popullit,
t’i thoja Ndal!
Por ditët përqafuan
shumë vite.
U larguan,
u shpërndanë shumë larg...
Stinët, zhveshën vendin tim,
kacavjerrur nëpër mure ambasadash,
fluturuan me krahë etjelirie.
Shqipëria shtroi qilimin e lotëve...
Qanë edhe gurët.
Portat e mallit shpërthyen,
loti bëhet litarë shpresash...

Vimë e ikim, ku tremben rrjedhat e kohës...!