>
LETERSISHQIP

Poezia Fliste Me Ty

Ulur kanapesë blu-veshur,
plot jastëkë dekorativë të qëndisur
rëhatinë e ndiej kur mbi letër
shoh poezinë, që ka nisur për ty.

Germat renditen si ushtarë
armatosur me të thjeshtat metafora,
s'kam faj unë e shkreta, që mendoj,
vec për ty...
Një cast ëndrrën time marr në dorë
sy-mbyllur kanapesë ngjyrë -blu
udha e gjerë pa semaforë
më drejtonte të vije tek ty.

Buzët e mia ishin tharë,
zhuritur nga etja e puthjes tënde,
ndërsa vargjet hidheshim mbi letër,
Poezia fliste me ty...

Ëndërrës mendova një cast,
vallë i dashur tek unë, a do të vish...?