>
LETERSISHQIP

Gjymtyrët Kërkoj

Gjymtyrët e mi nuk di ku i kam,
pak më parë brenda vetes i kisha
edhe pse e lodhur nga kjo ditë e bardhë
aq shumë për to, kam nevojë tash'.
Ndofta përgjumësh unë isha
dhe mbrëmjes nga shtrati m'u larguan
ndonëse më duhet t'i mbledh të gjitha, ,
veç tani, jo, nuk po mundem.

I shoh tek shkallësh zbresin poshtë
një baladë pa mua duan të bëjnë,
oh, sa të lirëshme duart drejt qiellit ngrejnë
dhe hëna i ndricon bulëzat e gishtërinjëve,
karpet, metakarpet po u ngrohen,
ndërsa unë shplodhjem tek i shoh,
më duket të pres çdo bëjnë më pas...

Retë nisën të shkarkojnë mengadalë,
u shoh sytë rënduar nga lot' i zi,
nuk dua të njomen gjymtyrët e mi,
me kujdes do ti mbledh me radhë t'i montoj,
së bashku të kthehemi shtratit të pushojmë,
se jeta rilind në momentin kur zgjojmë shpirtin
nga një gjumë akoma dhe më i thellë,
për atë qetësi, që të gjithë e dëshirojmë...!