>
LETERSISHQIP

Baladë Në Ëndërr

Nuk dua të prish gjumin, as qetësinë e tij,
dhuratë e Zotit, në kohë të menduar,
pastaj qetësinë vetes, mos ia prish,
se më duhet punë, për ta rregulluar.
Ndryshe, s'do lejoja as diellin të lindë,
por fletët e dritës s'do i shuaja kurrë,
derisa jetën ta marr ndër duar,
do rendja gjithë natën, mos lodhesha kurrë...
Çdo jetë e ka timonin e saj,
veç na duhet mirë, ta drejtojmë,
kur kemi mall, sytë le t'na qajnë
e përsëri t'marrim veten në dorë...
Nuk dua t'u besoj ëndrrave të mia,
shpesh herë ato, të frikëshme janë,
ndonjëherë dua nga gjumi mos zgjohem,
të fle në krahëndrrash përgjithmonë.
Një natë kalëroja ëndërrës sime
me të bardhin kalë, flokëgjatë,
lëndinat ku shkelte, nuk ishin të gjelbërta,
por lulet kishin ngjyrën e të bukurit kalë.
Rrugët e qytetit të pastërta ishin,
njerëzit përshëndeteshin me edukatë
nuk kishte zënka në asnjë rrugë
as pluhur nuk ngrihej nga ecja me kalë.
Sikur cdo gjë të ish si në ëndërr
s'do kishim nevojë as të punonim
por me njeriun, cdo bëhej pastaj,
ndofta do shqyenin, njeri-tjetrin.
Jeta prandaj është mjaft'e bukur,
sa e mundimëshme, po aq e lehtë,
të punojmë duhet, natë edhe ditë,
sic thonin të moçmit, në atë jetë.
Një natë, në ëndërrën tënde erdha,
më erdhi keq nga gjumi të të zgjoja,
aq bukur flije, dukeshe si engjëll,
ndofta gjatë gjumit, mendoje për mua.
Thashë me vete, një puthje tani dua,
nuk di po ti, vallë do kishe dëshirë...?
Nuk di ç'të bëj, më mirë po largohem
në gjumin tënd, ndjehesh aq' mirë.

Dhe në ëndërr pse jam, të plotësoj çdo dëshirë...!