>
LETERSISHQIP

Më Dhëmb Kjo Dhimbje

Dhimbjen më të madhe
toka ka përpirë
ajo ka ndërtuar një dhomë shumë të gjerë
me lule plot ua mbushim kur të kemi kohë,
parfumin e tyre për malin ta kenë,
ndërkohë lotët shpesh bëjnë xhiro nëpër dhomë
duke pritur të thahen muret e saj
të presim ndonjë të afërm se malli i ka mbërthyer,
atëherë nis parada e luleve të freskëta
dhe largohemi me dhimbjen ngarkuar pa mundur të qetësohemi
nga lehtësimi i peshës së lotit
harruar, mbi këtë dhimbje...!