>
BIOSHQIP
Biografia
Tashmë jemi mësuar që tregu muzikor shqiptar të mirëpres emra të rinj të cilët janë shumë premtues për skenën muzikore, emra që pretendohet të kapin majat e suksesit dhe të gravohen thellë në mendjen e njerëzve. Madje në tregun muzikor shqiptar kemi edhe artistë shumë të njohur që për fat të mirë jua trashëgojnë talentin edhe fëmijëve të tyre, dhe pikërisht industria muzikore shqiptare është shembulli më i mirë. Këngëtarët Daim Lala dhe Buqe Rama, duket se do ta vazhdojë rrugëtimin e tyre me djalin Sonin. Prandaj prisni surpriza, sepse një zë i veçantë po i bashkohet tregut muzikor

Më datë 17 Janar 2018, Soni Lala publikon videoklipin "Kuq E Zi". Duke u nisur edhe nga titulli, premisat për të arritur sukses janë fare të dukshme.

Më datë 3 Mars 2022, Daim & Soni Lala publikojnë videoklipin "Tezja Jem". Muzika e këngës u punua nga Rrahman Kryeziu, teksti u shkrua nga Abaz Selmani, ndërsa për orkestrimin u kujdes Rrahman Kryeziu. Videoklipi u prodhua nga kompania Vizion Media.