TEKSTESHQIP

Soni Malaj
Shpirti Im Binjak
Lyrics

Sa herë zgjohem në mëngjes,
Pranë dritares time shkoj,
Dhe me kokën lart në qiell për ty mendoj.

I lutem zotit për çdo ditë,
Nga e keqja të të mbroj,
Derisa edhe kjo botë të ekzistoj.

Veç një këngë, unë s'kam më shumë,
Që nga vetja t'a ofroj,
Jemi larg tani dhe krahët na mungojnë.

REF:
Ti do të mbetesh për shumë gjatë,
Shpirti im binjak,
Ndaj kur së dyti të jetoj,
Prapë do të kërkoj,
Sa herë instikti të më zgjoj,
Trupin të ta prek,
Do bie unë si flokë dëbore,
Në çdo kontinent...

Ti më bëre që ti prek,
Erën, zjarrin edhe retë,
Unë me ty e ndala kohën,
Dhe s'u ndjeva vetë,
Sa herë prapë të dashuroj,
Pak nga ty do të provoj,
Por me dhimbjen do më duhet ta pranoj...

REF:
Se ti do mbetesh për shume gjatë,
Shpirti im binjak!
Ndaj kur së dyti të jetoj,
Prapë do të kërkoj,
Sa herë instikti të më zgjoj,
Trupin të ta prek,
Do bie unë si flokë dëbore,
Në çdo kontinent...
Në çdo kontinent...

Kur të lindim përsëri,
Ti do jesh dy pika shi,
Që do biesh pa u ndjerë në sytë e mi,
Unë do jem shkëndi në mjegull,
Një piksel për ty i djegur,
Edhe pse jetuam bashkë,
Në një tjetër shekull.

REF:
Se ti do të mbetesh për shumë gjatë,
Shpirti im binjak!
Ndaj kur së dyti të jetoj,
Prapë do të kerkoj,
Sa herë instikti të më zgjoj,
Trupin të ta prek,
Do bie unë si flokë dëbore,
Në çdo kontinent...

Shpirti im binjak...
Trupin të ta prek...
Do bie unë si floke dëbore...
Në çdo kontinent...
Në çdo kontinent...

DËRGOI: