>
BIOSHQIP
Biografia
Ai është nga Tetova, qyteti të cilit i ka kënduar së fundi në këngën me titull "Tetova". Sony T është reper tipik, nga ata reperë që repin e konsiderojnë revoltë, mesazh, mënyrë për ta ngritur zërin.

Karriera e tij nisi me rep grupin "GTK", që përbëhej nga tre djelmosha, njëri nga Gjilani, Soni nga Tetova dhe tjetri nga Kumanova. Pas shpërbërjes së grupit, Sony T vijoj me karrierë solo, ku sjelli edhe një mori këngësh me videoklipe, që gjenden në "Youtube".

Sony shume shpejtë u identifikua si artistë i mirëfilltë i këtij zhanri dhe kjo falë zërit dhe reptures së fuqishme.

Më datë 25 Mars 2015, Sony T publikon videoklipin "Shqipri Etnike". Në këngën e tij të parë ai merret me politikën në Maqedoni dhe me dy politikan, një shqiptar dhe një maqedon. Këna me titull "Shqipëri Etnike", krijoi shumë zhurmë.

Më datë 6 Qershor 2015, Sony T publikon videoklipin "Komandant Shpendi".

Më datë 27 Shtator 2015, Sony T publikon videoklipin "Respect".

Më datë 14 Dhjetor 2015, Sony T publikon videoklipin "Malli".

Më datë 19 Qershor 2016, Sony T publikon videoklipin "Tetova", qe flet për qytetin e lindjes së Sonyt dhe për shumë gjëra që lidhen me jetën e shqiptarëve. Muzika e kësaj këngë është punuar në studion "Cugi Music", teksti është shkruar nga vetë artisti, ndërkaq videoklipi është punuar nga produksioni zvicërran "Minds Production".

Më datë 20 Tetor 2017, Soni T publikon videoklipin "M'fal Nen".

Më datë 7 Prill 2018, Soni T publikon videoklipin "Ilirida".

Më datë 14 Dhjetor 2018, Soni T publikon videoklipin "Shqiptar Maqedonie".

Më datë 23 Shkurt 2019, S.T publikon videoklipin "R.I.P OnRecords".