Më mbaj mend (për 1 muaj)

Sotir Afezolli
(1929-2015)
  • Vendlindja:
  • Hoçisht 
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1
Këndon kryesisht: e lehtë

Sotir Afezolli është këngëtar. Sotir Afezolli (Tirka) lindi në fshatin Hoçisht të Korçës, në një familje me tradita patriotike. Në moshë ende të njomë, Tirka së bashku me familjen e tij u vendosën në qytetin e Durrësit. Gjatë luftës antifashiste u radhit ndër debatikasit e qytetit duke qenë kështu një pjesëtar aktiv i shoqërisë së kohës. Në fund të viteve ’40, ai filloi të aktivizohet me grupet artistike amatore, ndonëse punonte në Kantier Detar si mjeshtër tornitor. Gjithshtu Sotir Afezolli ishte pjesëmarrës në aktivitete sportive me ekipin kombëtar të qitjes dhe njëherazi këngëtar në eventet e ndryshme të qytetit.

Në karrierën artistike kulmoi me personazhin e Gjeto Currit në operën “Bijtë e Skënderbeut”, opera e parë e vendosur në skenë nga teatri “Aleksandër Moisiu”. Tirka ka qenë ndër pjesëmarrësit e parë në festivalet e Radiotelevizionit shqiptar. Cilësitë timbrike të zërit të tij kanë ndikuar në përzgjedhjen e vazhdueshme të tij për të përfaqësuar Shqipërinë me Ansamblin e Këngëve dhe Valleve në aktivitete ndërkombëtare si në Kosovë, Turqi e kinë.

Këngëtari i mirënjohur bas bariton Tirka Afezolli ( siç e njohin të gjithë) u shndërrua në një nga vlerat më të çmuara në aktivitetet e muzikës popullore apo asaj të kultivuar. Ai tashmë ishte këngëtar i përhershëm i estradës së Durrësit. Një tjetër pikë kulmore e karrierës së tij ishte dhe performanca me 5 baritonët solistë të Teatrit të Operas. Së bashku me ta këndoi këngën himn të Pjetër Gacit “Për ty atdhe”. Kjo këngë shënon njëherazi dhe pengun më të madh artistik e personal të Sotir (Tirka Afezollit).

Këtë këngë do të kish dashur ta sillte në skenë i shoqëruar nga i biri, dirigjenti i talentuar Petrika Afezolli. Fatkeqësisht, kjo dëshirë s’u përmbush dot kurrë. Për kontribut të veçantë, S. Afezolli është laureuar me tituj e diploma nderi si: Urdhri “Naim Frashëri” I klasit II deri tek Certifikata e Mirënjohjes nga Teatri “Aleksandër Moisiu” në vitin 2004. Në aspektin personal, Sotir Afezolli ishte një familjar i realizuar, me dy djem që japin kontribut në profesione të respektueshme: Oresti, drejtor në Drejtorinë Shkencore, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Petrika, artist e dirigjent i mirënjohur. Qytetaria durrsake, kolegët, miqtë, familjarët do ta kujtojnë gjithnjë, me respekt e mirënjohje këngëtarin e nderuar Sotir (Tirka) Afezolli për talentin dhe përkushtimin e tij ndaj zhvillimit të artit dhe kulturës në Durrës.

Në Dhjetor 1964, Sotir Afezolli merr pjesë në Festivali I 3-Të Në Rtsh me këngën "Te Lumtur Te Dua".

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Komente

Asnjë Koment



Komente mbi këtë artist


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet