Më mbaj mend (për 1 muaj)


Tema: Poezi Dashurie

Vajza E Mashtruar...

Zgjodha një djalë të bukur
kishte dhe makinë Toyota,
kur filluam me t`u puthur
mu duk se ish e imja bota.

Mbushur duart me zinxhirë
qafa veshur me stoli,
gishtrinjtë plot me mëhyrë,
shkëlqenin safi flori.

Më jepte darka e dreka
shëtisnim dhe buzë detit,
thoshja - lumturinë e gjeta,
M`u duk vetja bijë e mbretit..

Ajo dashuri e shkretë
na fali një kolopuçe,
po çe do që djali i bukur
na u largua hajduçe.

Po tani si t`ia bëj,
me një fëmijë të vogël ?
djemtë i mashtrojnë vajzat
po jeta nuk është lodër.

O ju vajza moshatare,
të mos pendohi një ditë,
Mos u gënjeni nga makinat,
as nga zinxhirët e florinjtë.

- poezi nga Sotir Kosta


- Poezia u dërgua nga sotolestele -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  2

Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet