>
LETERSISHQIP

Psherëtimat E Nënës

Djegur malli përvëluar
shumë vite kanë shkuar,
hallet s`kanë të mbaruar
nënë xhani, sa ke vuar..

Nga supi s`tu hoqën hallet
dhe nga malli tu ça buza,
iku rinia dhe më s`mbeti,
ca nga toka, e ca nga deti.

Malet rrinë dhe dëgjojnë
të gjorën nënë kur këndonë,
i këndon nëna të birit,
çu bëre, o dritë e syrit..

Nga fukarallëku ike,
pres me muaj, e pres me vite,
pres me ditë, e pres me netë,
mallkuar qofsh o kurbet..

Më kullon zëmra nga brënda
është e tronditur nga malli,
e mban hapur gjirin nëna
kujtohet kur ja pinte djali.

Po djali pse s`e kujton ?
atë sisën që lëpinte,
ç`zemër tjetër e ndalon,
ta lër te nëna të vinte ?

Fluturoja porsi flaka
të merrja në çerdhe e kopsht,
por tani që u plaka,
nuk më do, më hodhe poshtë.

Ty do të kujtohet nëna
edhe kur të jem e vdekur,
kur të shuhet gazi e kënga
po bashkë s`kemi për tu pjekur..

Po nëna do mbetet nënë
është e shkruar te kurani,
dhe zemra kur të të dhëmbë,
do të thuash: nënë xhani...