>
LETERSISHQIP

Gjitonia Pranë Shtëpisë..

Gjitonia pranë shtëpisë
si thëllëza në fole,
ç`ka që nuk më begenisë
shkon e bën sikur s`më sheh..

Nuk më ka gënjyer syri
është vajza si burbuqe,
flakërinë si dritë e yllit,
ajo vjen e unë tutje..

Si fletët e trëndelinës
e ka çdo fije floku,
rritur nga era e dafinës,
zërin si ligjërimë zogu..

Ç`është kështu dashuria
të pret oreksin për bukë,
le të vuaj nga uria,
që të ngopem duke nduk..

Kur të të kem ty te gjiri
do t`më duken fusha malet,
do të dremit syrin te syri
do të puth qepalla qepallën..

Dashuri moj dashuri,
që nuk le zemër pa prekur,
s`të blen argjend e flori,
vetëm shuhet kur ke vdekur...