>
LETERSISHQIP

O Me Ty O Jam I Vdekur

Mbiu një lule te zgjoi
u mahnit kush e sheh,
vaditur me mjaltë hoi
te bleta bëri fole.

Rritej e rritej çdo ditë
ylberi i jepte jetë,
djemtë atje i mbanin sytë
këndonin si Bilbilenjtë.

Vesë e Prillit e freskonte
çdo ditë i rriteshin fletët,
asnjë djalë nuk guxonte
se roje i rrinin bletët.

Një djalë me feste mënjanë
balluket varur mbi vetull,
me culë ju afrua pranë:
'' O me ty,o jam i vdekur.''

Lulja e kuptoi culën
ajo binte me ngadale,
edhe bletët e lanë punën
pranë lules hidhnin valle.