>
LETERSISHQIP

Po Ta Kem Miken Me Vete

Me miken kaptova gardhë
dhe filluam me pekule,
i ndukja mishin e bardhë,
si sheleg që përtyp lule..

Mbështeta kokën te gjiri
dhe për mesi e kesh kapur,
mikes pash i dridhej syri,
ish në ëndrra me sy hapur..

Të dyja buzët e njoma
u ngjitën e s`ndaheshin dot,
sikur pinin gji nga nëna,
dashuria kurrë s`të ngopë..

Dhe kur të kem halle derte
sikur të ha bukë e kripë,
po ta kem miken me vete,
do t`ia kthej këngës me grykë...