Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!


Tema: Poezi Për Dashurinë e Humbur

Ti Përsëri Do Të Vish

Ti ik dhe eja përsëri,
ngjitu lart deri tek retë...
Por dije, unë s'bëj dot pa ty
dhe lotët do ti kthej në shi...

Re në qiell më s'do të ketë
Ti s'ke ku të gjesh tjetër strehë...
Unë aty për ty do të jem,
krahë hapur do të të pres...

Ti ik dhe eja përsëri...
Kur të ndihesh e vetmuar,
unë do të jem strehë për ty,
ani se më ke lënduar...

- poezi nga Sotiraq Naci


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.8 / Votuan:  8


Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet