>
LETERSISHQIP

Dashuri Platonike

Ti më vështrove buzagaz,
përtej xhamit të dritares...
Dhe une u mata të të flas,
por s'munda të thosha asgjë...

Pastaj vure gishtin mbi buzë,
një puthje dërgove tek unë...
Një puthje që drithëroi gjithçka,
mjaftoi të më lërë pa gjumë...

Gjithë natën unë isha me Ty...
Mendova, si s'të thashë një fjalë...
Pa dashur më mbinte në sy
ajo puthje nga gishti i bardhë...

Dhe ëndrrat s'mu ndanë atë natë,
si xixellonjat që ndezin zjarre...
Me ndiznin e fiknin fantazinë,
më puthnin në buzë e në faqe...!

Sotiraq Naçi 10 MARS 2015