>
LETERSISHQIP

Akullnaje

Në ç'rrugë humbi silueta jote,
si një klithmë bulku në erresirë...
Ishe ti një siluetë që më çmëndje,
a isha un nje klithmë nuk e di...

Larg, fare larg ku shkoje se dije,
si ca rrëke mërzitjesh e pendesash...
Dhe unë mbas teje të ndiqja si hije,
si baltë e lodhur derdhur kënetash...

Pastaj heshtje, një heshtje e ftohtë,
rrugë si rëpira të mbetura shkretë...
Tek tuk ndonjë psheretimë mbytur në lotë
sy të mpire pa gjak kthyer në mort...

Në ç'rrugë u harruam valle ne të dy.....
Ç'qe ai hendek që përpiu dashurinë....
Ndoshta për ty une isha një gabim,
a ndoshta ti për mua unë nuk e di...!!