>
LETERSISHQIP

Nje Kujtim

Duke rremuar neper sirtare,
pa dashur gjeta nje fotografi...
Fshehur ne skuta nje foto e rralle,
nje ndjenje e vjeter nje dashuri...

Papritur, padashur kujtimet rrodhen,
me kthyen ne moshen e bukur te rinise...
Ne cep te syve ca lote me rrodhen,
i fshiva tines si fajtor pa fjale...

Veshtrova me endje foton shume gjate.
Syte e saj te ndezur me shihnin me mall...
I ndjeva ca puthje mbi buze me rane,
enderr syhapur e peshperitje percart...

U shkunda , u zgjova e me vete thashe,
ca fjale te mekura si shpirti i dale...
Kohe te vjetra gabime qe s'falen,
i lashe kujtimet te flene neper sirtare...

E mbylla sirtarin ne heshtje te thelle,
fshiva lotet lehte me kuriz te dores...
Thashe me vete si qenkerka kjo jete,
si kashte qe digjet e vetem hiri mbetet....!