>
BIOSHQIP
Biografia
Soulkid, emri i vërtetë i të cilit është Uki Latifi, ka nënshkruar me një nga kompanitë e industrisë së muzikës shqiptare, Elephant. Soulkid konsiderohet si e ardhmja e muzikës RnB në Kosovë, për shkak të talentit të tij të pakontestueshëm në këndim dhe po ashtu edhe në kompozim të këngëve. Ai është një prej artistëve të rinj që po kërkon depërtimin në skenën muzikore shqiptare dhe këtë sigurisht se ai është duke e bërë më së miri.

Në Qershor 2011, Libri merr pjesë në Top Fest 8 me këngën "Dance Flow", në bashkëpunim me Soulkid & Dhurata Dora.

Më datë 6 Korrik 2013, Soulkid publikon videoklipin "Buza", në bashkëpunim me Blero. Kënga është verore dhe e kanë punuar super producentët shqiptarë, Zzap dhe Chriss, kurse videoklipin e ka realizuar Asha.

Më datë 18 Gusht 2014, Soulkid publikon videoklipin "Pom Pëlqen".

Më datë 26 Prill 2015, Soulkid publikon videoklipin "Mes Neve". Muzika e këngës u punua nga Zzap And Chriss, teksti u shkrua nga Soulkid (Uki Latifi). Videoklipi u prodhua nga Imagine Films.

Më datë 8 Mars 2016, Blero publikon videoklipin "#1her", në bashkëpunim me Soulkid.

Më datë 21 Qershor 2016, Blero publikon videoklipin "Ta Ha Gojën", në bashkëpunim me Soulkid. Videoklipi u prodhua nga Asha.

Më datë 16 Janar 2017, Uki publikon videoklipin "Mall". Muzika e këngës u punua nga Soulkid (Uki Latifi), Blero, teksti u shkrua nga Soulkid (Uki Latifi).

Më datë 31 Maj 2017, Uki publikon videoklipin "Jena Dashni", në bashkëpunim me DJ PM & Dagz.

Më datë 19 Shkurt 2018, Uki publikon videoklipin "T'kom Dasht". Muzika e këngës dhe teksti u shkruan nga Uki Latifi.

Më datë 28 Qershor 2018, Uki publikon videoklipin "Ama". Teksti u shkrua nga Nderim Kurti, Uki Latifi.

Më datë 22 Nëntor 2018, Uki publikon videoklipin "S'jena". Teksti u shkrua nga Uki Latifi.

Më datë 20 Mars 2019, Uki publikon videoklipin "Yjet", në bashkëpunim me ErgeNR. Teksti i këngës u shkrua nga Uki Latifi & Ergeni. Produksioni audio u realizua nga Prygo.

Më datë 9 Korrik 2019, Uki publikon videoklipin "Syni". Teksti i këngës u shkrua nga Uki Latifi. Produksioni audio u realizua nga Prygo.

Më datë 30 Qershor 2022, Uki Latifi publikon videoklipin "Aman", në bashkëpunim me Krusitën. Teksti i këngës u shkrua nga vetë Uki Latifi. Videoklipi u prodhua nga kompania XL Films.

Më datë 4 Tetor 2022, Čekic & Uki publikojnë videoklipin "Kom Besu". Teksti i këngës u shkrua nga Uki Latifi. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films, ndërsa produksioni audio u realizua nga vetë Čekic.

Më datë 10 Nëntor 2022, Skerdi, Uki & Cekic publikojnë videoklipin "Dikur". Produksioni audio u realizua nga Čekic.