Më mbaj mend (për 1 muaj)

Spirit Voice - Imazh I Largët Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  3

Dallgët shkojnë në breg
dhe me zhurmë shtegtojnë,
një imazh i largët më vjen,
ndizet e shuhet tek unë.

Era lehtë më prek
flokët ledhaton,
trupi yt i zhveshur në diell
drejt marrëzisë po më shtyn.

Refreni:
E heshtur rri,
nuk flas një fjalë
e hutuar të vështroj
se dua të të prek.

Pranë teje jam,
një dridhje ndjej
që të gjithën më përshkon,
veten time s’e njoh.

Strofa e dytë:
Njerëz plot në plazh,
të shoh vetëm ty.
Kam dëshirë
gjithë trupin ta puth
si valë e detit tani.

Ti më bën të ndjej
fantazi më jep,
jemi bashkë
dhe kjo më mjafton,
as vdekja jo nuk më tremb.

Njerëzit vijnë
që deti t’i falë
thellësitë e tij pafund
dhe unë rend të falem ty
në det me puthje të humb.






Spirit Voice - Imazh I Largët
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Imazh I Largët".
3. Video është e këngës "Imazh I Largët", por nuk këndohet nga Spirit Voice.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Më Shumë Këngë Nga Spirit Voice:


Komente 0