TEKSTESHQIP

Stefi Prifti & Endri Prifti
Rrjedhin Mëngjeset
Lyrics

Rrjedhin o mëngjeset,
rrjedhin si ujëvarë,
ja keshtu mes njerëzve,
jeta jone hedh hapat.

Hyj dhe unë mes tyre,
shtoj një fjalë, një këngë,
është kjo këngë e jetës,
per ty Shqipëri,
per ty Shqipëri moj nënë.

Refreni
Me merr në krahët e tua,
si merr fëmijen nëna,
që ballin të ma puthi,
edhe dielli edhe hëna.

Unë marr nga drita jote,
ti merr nga zemra ime,
dhe dorë për dore rendim,
e shtrenjta jeta ime.

Rrjedhin o buzëmbremjet,
rrjedhin kaltërojnë,
në një kënd të globit,
rritim jetën tonë.

Hyj dhe une mes tyre,
shtoj një fjalë, një këngë,
është kjo këngë e jetës,
për ty Shqipëri,
për ty Shqipëri moj nënë.

Refreni
Me merr në krahët e tua,
si merr fëmijen nëna,
që ballin të ma puthi,
edhe dielli edhe hëna.

Unë marr nga drita jote,
ti merr nga zemra ime,
dhe dorë për dore rendim,
e shtrenjta jeta ime.

DËRGOI: