TEKSTESHQIP

Stefi Prifti & Grupi I Studentëve
Ne, Studentet
Lyrics

S’është një ditë, pak çaste,
jeta jonë, jeta jonë studentë,
nuk është jo, një copëz ëndrre
që largohet shpejt, largohet shpejt.

Të zjarrtë sot në disko
jemi ne, jemi ne të gjithë
dhe fjalë të pathëna,
ëndrra dhe shpresa
digjen thellë në shpirt.

Grupi:
Drita, plot ngjyra plot
ndizen, zbehen tek kërcejmë muzikën rrok.

Këngëtari:
Ne harrojmë trishtimin,
brengën, të përditshmen,
të shkujdesur jemi
mbushur ëndërrime.
Ti mos rri e ndrojtur,
eja të vallëzojmë
në një ritëm hapash tok.

Drita plot, ngjyra plot
ndizen, zbehen tek kërcejmë muzikën rrok.

Ref.
Tingujt shuhen, zërat, yjet
treten, humbin lart në qiell,
një ditë tjetër po agon.
Ne studentet tek e ardhmja
gjejmë shpresën, moshën tonë.

Jo s’është jeta jonë
veç një disko, mbrëmje dhe koncert.

Jo s’duam që ditët një nga një t’i shtyjmë
në duar të mbajmë botën, gjithësinë.
Ne kërkojmë vetëm dritë e lumturi
të kuptojmë që jemi të rinj.

Drita, plot ngjyra plot
ndizen, zbehen tek kërcejmë muzikën rrok.

Refreni:
Tingujt shuhen,zërat, yjet
treten humben lart në qiell,
një ditë tjetër po agon…