>
BIOSHQIP

Stelina: “Ky Mund Të Jetë Viti Im”

24-05-2014
Këngëtarja e re Stelina, emri i vërtetë i së cilës është Valmire Sylejmani, po vazhdon të bëj këngë të reja përderisa ajo pritet të jetë zbulimi i verës nga këngëtaret e reja edhe pse Stelina ka kohë që këndon, por ky vit duket se do të jetë viti i saj.



Ka filluar që të këndoj para tri viteve por vetëm tani ka filluar të shijojë suksesin e saj. Express ka realizuar një intervistë më këngëtaren e re. Kënga është realizuar në Ultra Video HD e sapo promovuar në Kosovë.



Express: Që sa kohë merreni më muzikë?

Stelina: Me muzikë kam filluar që të merren që tri vite ku marrë pjesë në Top Fest 8. Kam marrë pjesë me këngën “A le le A”, dhe pas fazës së parë të këtij festivali jam tërhequr nga ai.



Express: Pas paraqitjes në këtë festival, cilat kanë qenë këngët e tua të radhës?

Stelina: Pas Top Festit kam bërë një baladë e cila titullohet “Gjejeni” dhe kam marr pjesë në Çelsin muzikor ku jam shpërblyer me çmimin “Best New Artist” behet fjalë për vitin që lamë pas ku të cilës këngë i kam realizuar edhe nje video klip.



Express: Tani çfarë kënge jeni duke punuar?

Stelina: Tani kam punuar një këngë ndryshe e cila ka shumë ritëm normal që t’i përshtatëm edhe kohës së verës dhe të cilës tani i kam realizuar edhe klipin që tashmë ka dalë në youtube. Kënga quhet “Le ta dinë”.

Express: A planifikoni që të bëni album?



Stelina: Album po, por jo në këtë vit. Albumi do vijë vitin e ardhshëm tani do përqendrohem në disa këngë të cilat do vijnë një pas një të bashkangjitura me klipe dhe me pastaj do bëj një përmbledhje.

Express: A jeni në ndonjë lidhje apo beqare?

Stelina: Hehehe. Beqare ende.
(a.jasiqi/Express)

Stelina: “Ky Mund Të Jetë Viti Im”