Më mbaj mend (për 1 muaj)

Tema: Poezi Për Ndarje


Qesha Me Ty

Qesha me ty, kur të takova për herë të parë
Qesha me ty, kur bëre një shaka të bukur
Qesha me ty, kur dolëm në takimin e parë
Qesha me ty, kur ndejtëm të lodhur e të djersitur në shtrat
Qesha me ty, kur më trukove teksa flija
Qesha me ty, kur më dhurove një libër që e kisha lexuar, edhe pse e dije mirë
Qesha me ty, kur përgojonim të gjithë botën me mendimin se ne jemi të përkryer
Qesha me ty, kur talleshe me mua në sy të të gjithëve
Qesha me ty, kur më the se të kishte hipur në kokë të më tradhtoje
Qesha me ty, kur më fyeve shokët
Qesha me ty, kur më bëre të zgjidhja ty përmbi prindërit
Qesha me ty, kur më le
Po tani me kë të qesh, me veten a me ty?

- Poezi nga Stiven Domi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1

Komente mbi këtë krijim