>
BIOSHQIP

(1937-2011)

Biografia
Suljeman Krasniqi shumë shpejt u dallua për angazhimin e tij në çështjen kombëtare. Ai u burgos nga regjimi serb për veprimtarinë e tij patriotike, ndërsa në vitin 1958 u arratis drejt Shqipërisë, ku kreu studimet e larta pranë Universitetit të Tiranës. Për shumë vite punoi si mësues në shkollat e mesme në Mat dhe Tiranë, ku botoi mijëra tregime dhe artikuj në shtypin periodik. Krasniqi është autor i një numri të madh romanesh, novelash dhe veprash eseistike të botuara në shqip, ndër të cilat veçohen romanet Mic Sokoli, Rebeli i Bajraqeve dhe Makthi i Hijeve. Për kontributin në fushën e letrave, Sulejman Krasniqi është laureuar me “Çmimin e Republikës”, dhe është dekoruar me “Urdhrin e Punës” nga Kuvendi i Shqipërisë. U nda nga jeta në Tiranë më 16 korrik 2011.