A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Audio

Video Link

Sweet Company - Meditimi  (Feat. Pegi Xhani)


Not Yet Rated


Fans' Comments

No Comments 🔥🔥

17/04/2005

2005-04-17T00:00:00

Featuring

Pegi Xhani

Participating in

Top Fest 2


Me mungon shume
I ulur ri ne nje karige ne cep te dhomes sime
Shoh nje vajze qe fle dhe me futi ne mendime
Per gjithcka qe kam kaluar dhe momentet qe jetoj
Te di nese kam gabuar dhe ajo cfare deshiron
Te hyj ne brendesi te saj dhe te shoh se c'mendon
Te di se c'ben c'enderron dhe te di se c'fantazon
Dua ta kem te gjithen vete dhe ta kem nen kontroll
Te di gjithcka qe ajo di vete per te ditura me thone
Cdo gje nisi me veshtrime qe i hodhem rastesisht
Ne nje vend te mbushur plot me njerez dhe vazhdimisht
Ne vazhdonim si te hutuar nuk humbisnim veshtrimin
Ne vazhdonim pa provuar qe te merrnim guximin
Te flisnim ose te qeshnim thjesht per te shprhur dicka
Por ne fshihnim fjale sepse dike kishim ne krah
Ndjenim qetesi, siguri pasterti dhe besim
Gjithcka u permblodh thjeshte e qarte ne nje flirtim

REF.
Cdo gje kam per ty eshte vec nje meditim
Kur jemi te dy vetem une dhe ti
Cdo gje qe per ty une kam dhe per ty une jam jan
Vecse nje meditim
Cdo gje kam per ty eshte vec nje meditim
Kur jemi te dy vetem une dhe ti
cdo gje qe per ty une kam dhe per ty une jam jan

Megjithe ate vazhduam rrugen tone qe dukej e pafund
Duke shpresuar se nje dite do te takoheshim diku
Ku mund te shprehnim cfare ndienje
Keshtu cdo gje do rregullohej
Mendonim per keto caste para se te realizohej
Per na besimi qe kishim ne zemrat tona verberisht
Nje dite rastisem te dy balle per balle instiktivisht
Aty e mblodha veten time dhe fillova te flisja fjale
Ca fjale te pakuptim sepse nuk doja te prisja prap
Nje shekull ball te pare sa kisha rene brenda
Momentet qe ti s'ishe ishin teper te renda
K'shtu u lidhem dhe bota pak nga pak qe iluzion
Nuk egzistonte njeri tjeter pervec vetes sone
Ndaj sot me te tjeret porsa ngrohtesine e jetes
Per zemrat tona ato puthje dedikime
Per njeri tjetrin keto vargje qe kam thurur nuk jane thjesht nje kujtim
Ne momentet romantike qe me cojne ne meditim

REF.
Cdo gje kam per ty eshte vec nje meditim
Kur jemi te dy vetem une dhe ti
cdo gje qe per ty une kam dhe per ty une jam jan
Vecse nje meditim
Cdo gje kam per ty eshte vec nje meditim
Kur jemi te dy vetem une dhe ti
cdo gje qe per ty une kam dhe per ty une jam jan

Pas asaj stine romantike nisi stina e dendur
Me intriga dhe genjeshtra nga k’ta njerez te trembur
Ose te shtyre nga zilia per ne per lidhjen tone
Mendimet e keqija qe krijuan me vone
Dyshimet e para qe linden dhe na bene indifferent
Ndaj njeri-tjetrit dhe per kte dashuria s’kish me vend
U beme te ftohte dhe pa ndjenja pra nuk kishim me shpirt
Harruam veten, u beme hije per njeri tjetrin cdo dite
Vazhdonim te mendonim dhe veten tone e gjykonim
Kerkonim nje zgjidhje qe sa me pare qe dashurine ta zgjonim
Por prap pengonim veten tone me friken mos gabonim si me pare
Ndjenjat e njeri-tjetrit mos i demtonim
Megjithate ne thellesi te shpirtit tone kishim nje shprese
Ajo parajse qe kishim jetuar u kthye ne kujtese
U ula tek vendi ku per here te pare net e dy u pame
Me pas kuptova thelle ne shpirt se nuk do rrinim me prane
Dhe kujtova

REF.
Cdo gje kam per ty eshte vec nje meditim
Kur jemi te dy vetem une dhe ti
cdo gje qe per ty une kam dhe per ty une jam jan
Vecse nje meditim
Cdo gje kam per ty eshte vec nje meditim
Kur jemi te dy vetem une dhe ti
cdo gje qe per ty une kam dhe per ty une jam jan

Gjithmone ne kujtimet e mija te mbaj
Se nuk benim dot pa njeri tjetrin
Te kujtohen ato dhurata qe ne i benim njeri tjetrit
Dhe me beso akoma i kam ne tavolinen time te punes
Me mungon shume.









Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019