>
LETERSISHQIP

Për Dasmën E Radhës

Ra qershia në tortë, ra rakia në gotë
Kishte qenë e ëmbël, kishte qenë e fortë.

Në vallen me lodër, seç na janç perzi
shijen e ka tortë, e erën raki
Lume kush i ha e lum kush i pi.

Nusja doli në valle, dhëndërrin e zuri gjumi.
Qysh e nisëm dihet, por qysh po i vjen fundi.

Më shumë nga Sylë Bajrami