>
LETERSISHQIP

Për Ty Bajrush (Kushtuar Bajrush Behramit)

S’më dhimbset koha
As meditimi
As gjetja e vargut
As humbja e gjumit
(Çfarë janë këto fjalë!)

Ti meriton më shumë
Unë mund të them aq pak për ty
Të gjitha këto janë aq pak
Se ti ke bërë më shumë
Se ti ke dhënë më shumë

Nuk i zë jo veç një varg
Nuk i zë as poezia
Përballja me xhelatin
Dhuratë pikturat e tij
Në të gjithë trupin tënd
Lule çelë mavi

Lufta me netët e gjata
Muzgu e agimi korb i zi
Zorrët duke ia thënë këngës
Kurrë pa u ngi bukë as ajër-
Për Kosovën në liri.
2. 12. 2019