TEKSTESHQIP

Tahir Boshkaj
Te Kam Ne Zemer
Lyrics

Ne kurbet si vllezër jemi
Na hapi dyert Anglia
Zemrën në Kurjan e kemi
Ku është pragu dhe shtëpia

Për vëndlindjen-në kurbet
Kemi mall të patreguar
Mallin tonë mund ta kuptojë
Kush si ne është i mërguar


Këtu jemi të pandar
Jemi vllezër shqipëtar
Koha ikën e largohet
Malli ynë cdo ditë shtohet

Një shtëpi e dytë Anglia
S'na vlen kurrë sa Shqipëria
Nuk vlen sa Shqipëri nuri
Aty ku na flet dhe guri


Tani s'është si përpara
S'janë kurbetet e para
Për mallin dhe dashurin
Kur të duam aty vimë

Këtu fitojme vërtet
Po paraja s'të bën mbret
O Kurjan o vënd i rrallë
Malli yt na mban të gjallë


Kurjan të kam në zemër
natë për natë më del në ëndërr
për ty nuk mbarojn këngët
se aty i kemi rrënjët

Miq e shokë nga Shqiperia
Përshëndetje nga Anglia
aty kemi dashurin
kemi pragun dhe shtëpin

DËRGOI: