>
LETERSISHQIP

Nje Kokerr Ftua

Qe nga fshati, halla
dergoi per mua:
40 kokrra arra
dhe nje kokerr ftua.

Ftoin s'e kafshova,
ne dollap e vura,
mamit t'ja dhuroja
kur te vinte nga puna.

Mami u kenaq,
u kenaq sa s'ka
dhe kokrren e ftoit
per babin e la.

Kur qe nisur babi
naten me sherbim,
e kish' lene ftoin
mbi jastekun tim.

Nje dite te diel
thela-thela ftoi,
qe te treve bashke
ehh, sa na shijoi.

1989