>
LETERSISHQIP

Leci Dhe Klloçka

Nga koteci
doli klloçka,
hop e hop
me dhjetë zoçka.

Shihni, Leci,
grindaveci,
po afrohet
te koteci.

Duke qeshur:
- Hi-hi-hi!
Do të kapë
një zog të zi.

Hidhet klloçka
si shqiponjë,
e mbërthen
Lecin me thonjë.

Bërtet Leci:
- Oj, mama!
Qeshin shokët
- Ha-ha-ha!
1972