>
LETERSISHQIP

Pse Kërkon Të Bëhesh Bletë?

Thotë vogëlushja Letë:
- Kam dëshirë të bëhem bletë.

Të shëtit në pranverë,
nëpër lulet plot me erë.

Dhe në prill, dhe në maj
të bëj mjaltë për kalamaj.

Kam dëshirë më në fund
që të kem edhe një.. thumb

Kush flet fjalë të pahijshme,
a shkel lulet në lulishte,

unë prapa ta gjurmoj,
cëk! me thumbin ta thumboj!

1989