Ne bëjmë kërkime të vazhdueshme në Youtube, por nuk kemi arritur të gjejmë një videoklip për këtë këngë.


Taulant Bajraliu - Jetimi I Babes  (Feat. Gold AG)


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.3 / Votuan:  29

Komente nga Fansat

Asnjë Koment 🔥🔥

20/10/2015

2015-10-20T18:02:17

Featuring

Gold AG




(Taulant)
Ku nxi qielli mu nxi jeta,
Baben gjall e jetim mbeta,
Zani i fmis me ta nxjerr lotin,
Mos me le bab ke frik zotin,
Amanet ja la gjithkujt,
Mos me lon femin me vujt,
Mos ja prish jeten o vlla,
Mbet jetim e baben gjall e kaa,
Amanet ja la gjithkujt,
Mos me lon femin me vujt,
Loti i fmis e i nanes t'vet,
ska met lon rahat n'jet.

(Goldi)
Me shpirt em ke vra bab,
A e din sa mka marr malli
Frym jom ka marr e ndina i vdekur per s'gjalli,
kjo zemer e shkreta, mrena osht ty plas,
Ktheu djalit tend,
Kujto gzimet qe kem pas,
Boten me ma fal se pranoj se qka m'bone,
T'mirat e dynjas nuk i ndrroj me eren tone,
Mysafir i vetem tash per mu o veq loti,
Pa ty si pa sy bab spo ndina i ploti,
Spo ndina aj djali me zemren e bardh si bora,
Qe baba e percillke e pritke te shkolla,
A e din qfar dhurate bab zoti ta ka dhon,
Kurfar t'keqe stkom bo e sdi pse mke lon,
Nana veq po kan e pot thirr n'emer,
Loti n'faqe t'sajna eshte thik per mu n'zemer
Kthehu sa ma heret se me zemer ta kom fal
Mos um le jetim kur pe di qe t'kom gjall

(Taulant)
Mos ma kthe kaq let ti shpinen,
Mos ma bon bab veren dimer,
Pasha syt ne lot t'ksaj nane,
Ski me pa kurr diten tane,
Amanet ja la gjithkujt,
Mos me lon femin me vujt,
Mos ja prish jeten o vlla,
Mbet jetim e baben gjall e kaa,
Amanet ja la gjithkujt,
Mos me lan femin me vujt,
Loti i fmis e nanes vet ska met lan rahat ne jet..


Ky tekst u dërgua nga Arlind Mustafa




Më Shumë Këngë Nga Taulant Bajraliu:

Më Shumë...