>
BIOSHQIP

Tds Përshëndesin Rivalët Me “Hello”

11-07-2013
Hip hop grupi TDS ka konfirmuar se është më gjallë se kurrë në skenën muzikore shqiptare, pasi kanë publikuar videoklipin e tyre të parë që është edhe titulli i albumit të ri “Hello”. Ka dy ditë që është publikuar këngë “Hello” nga TDS dhe tashmë ata kanë arritur të grumbullojnë rreth 25 mijë klikime në YouTube. Këngën kryesore te albumit të tyre të ri e kanë punuar Kico dhe Torch, ndërsa videoklipin e ka punuar produksioni PinkMoon. “Jemi shumë të kënaqur me projektin e ri dhe ashtu si titulli i kësaj kënge dhe i këtij albumi, ne i themi ‘hello’ të gjithë atyre që kanë dëshuar në kredencialet tona”, ka potencuar Dr. Mic për Telegrafin.
(Telegrafi)

Tds Përshëndesin Rivalët Me “Hello”