>
BIOSHQIP

Tds, Të Hënën Del “Killa”

01-08-2013
Hip hop grupi TDS të hënën do të publikojë videoklipin e këngës së re “Killa”.

Kënga “Killa” është në kuadër të super albumit “Hello”, i cili në mënyrë graduale po lansohet për publikun nga hip hop grupi.

Deri tani të gjitha këngët e këtij albumi janë bërë hite dhe janë në cilësinë më të lartë e në linjë me standardet e hip hopit ndërkombëtar.

Për Telegrafin, Dr. Mic ka zbuluar ditën e lansimit të videoklipit dhe disa prej detajeve të tij.

“Kënga është ritmike, është për klubet e natës. Kemi variacone në albumin tonë të ri “Hello”, i cili duket se po pritet mirë nga publiku”.

“Unë u garantoj përkrahësve tanë, jo fansave pasi ne kemi vetëm përkrahës, se videoklipi “Killa” do të jetë një videoklip më eksplicit, më ndryshe nga klipet tjera. Dëshirojmë ta publikojmë të hënën”, është shprehur Dr. Mic për Telegrafin.

Videoklipin e ri të TDS e ka punuar produksioni ASHA.
(Telegrafi)