>
BIOSHQIP
  • Tds, Vrastarë Me “Killa”
    05-08-2013
    Reperët e grupit TDS, kanë publikuar projektin e tyrë më të ri me videoklip të titulluar “Killa”. Kënga e punuar nga Soho Beatz është një këngë dinamike që sjell reperët shumë ndryshe, në një stil të ngjashëm me frymën e re të hip hopit. Videoklipi me shumë femra atraktive dhe skena eksplicite është punuar nga produksioni Asha. “Killa” bën pjesë në albumin e ri “Hello” të publikuar së fundmi nga grupi që është pjesë e Babastars....
    ★★★★★
  • Tds, Të Hënën Del “Killa”
    01-08-2013
    Hip hop grupi TDS të hënën do të publikojë videoklipin e këngës së re “Killa”. Kënga “Killa” është në kuadër të super albumit “Hello”, i cili në mënyrë graduale po lansohet për publikun nga hip hop grupi. Deri tani të gjitha këngët e këtij albumi janë bërë hite dhe janë në cilësinë më të lartë e në linjë me standardet e hip hopit ndërkombëtar. Për Telegrafin, Dr. Mic ka zbuluar ditën e lansimit të videoklipit dhe disa prej detajeve të tij. “Kënga është ritmike, është për klubet e natës. Kemi variacone në albumin tonë të ri “Hello”, i cili duket se po pritet mirë nga publiku”. “Unë u garantoj përkrahësve tanë, jo fansa...
  • Tds Përshëndesin Rivalët Me “Hello”
    11-07-2013
    Hip hop grupi TDS ka konfirmuar se është më gjallë se kurrë në skenën muzikore shqiptare, pasi kanë publikuar videoklipin e tyre të parë që është edhe titulli i albumit të ri “Hello”. Ka dy ditë që është publikuar këngë “Hello” nga TDS dhe tashmë ata kanë arritur të grumbullojnë rreth 25 mijë klikime në YouTube. Këngën kryesore te albumit të tyre të ri e kanë punuar Kico dhe Torch, ndërsa videoklipin e ka punuar produksioni PinkMoon. “Jemi shumë të kënaqur me projektin e ri dhe ashtu si titulli i kësaj kënge dhe i këtij albumi,...
    ★★★★★
  • Tds, Së Shpejti Lansimi I Albumit Të Ri
    16-06-2013
    Hip hop grupi, TDS, me anë të Dr. Mic ka konfirmuar se punët rreth albumit të ri kanë mbaruar dhe se së shpejti do të bëhet edhe lansimi i tij. Dr. Mic është shprehur për Telegrafin se albumi do t’i ketë 18 këngë, teksa ka paralajmëruar edhe projekte të ndara nga albumi. “Albumi do t’i ketë 18 këngë dhe të gjitha janë këngë të padëgjuara, janë të punuara nga producentët si Kico, Torch, Str8 Fya, Ace & Joy, Lui & Danzy dhe Koral Beats”. “Albumi komplet lansohet në fund të qershorit, me një videoklip, ndërsa kënga që do ta ketë videoklipin titullohet “Hello”. Kështu do të quhet i gjithë albumi. Do të realizohen edhe dy videokli...
  • Tds, Tashme Pjesë E Babastars
    11-11-2012
    Sipas të gjitha indikacioneve hip hop grupi TDS tani është pjesë e BabaStars. Kjo së paku mund të vërehet nga vet aludimet që bëjnë reperët, më saktësisht lideri i TDS, Dr. Mic, nëpër rrjetet e ndryshme sociale. TDS ka arritur me sukses shpërthimin në skenë dy vite më parë kur së bashku me Skillz arritën të krijonin hitin "Si Manekene". Tani kur Skillz është shpërndarë dhe një prej ikonave, Ledri, është larguar nga muzika, pritet të pasojë një revolucion i madh në skenën shqiptare të hip hopit. Kjo pasi TDS me në krye Dr. Mic ...
    ★★★★★
  • Tds Vijnë Me “Syza T’dillit”
    02-07-2012
    Hip-hop grupi nga Prishtina, TDS, kanë lansuar projektin e tyre më të ri të titulluar "Syza t'Dillit". Me muzikë nga Kicco dhe Torch, TDS sjellin këngën e tyre të re, e cila veç se është pritur mirë nga publiku dhe do të jetë konkurrente për hit të kësaj vere. Videoklipin mjaft interesant e ka punuar ThinkCreative, një produksion që po e shtrin dita ditës më shumë aktivitetin dhe kreativitetin....
    ★★★★★
  • Tds Befasojne Me Kengen E Re
    29-04-2012
    Hip-hop grupi TDS ka lansuar këngën e re me klip "Mejrem", i cili vjen në mënyrë të veçantë, me frymë tjetër dhe imazh të ri. "Mejrem" është dhe personazhi kryesor në këtë këngë, të cilën reperët nga Prishtina e kanë shfrytëzuar për të satirizuar me disa prej këngëtarëve të estradës, ku përmenden Dafina Zeqiri dhe Meda. Për muzikën janë përkujdesur Kicco dhe Torch, teksa vidoeklipin e ka punuar Fresh Studio, një produksion i ri ky, i cili duket mjaft kualitativ duke marrë parasysh punën që ka bërë në "Mejrem"....
    ★★★★★
{{ page + 1 }}/{{ pages }}