TEKSTESHQIP

Telemak Papapano
I Ri Gjithmonë
Lyrics

Unë dëgjoj një këngë
ti më vjen pranë vëllai im
Shok si asnjeri
të kisha ty nëpër ditë

Dhe s'mendoja kurrë
të ikje ti në rini
Por ti re për jetën
gaz e dritë të ketë pa mbarim

Dhe këngën nis për ty fluturim
e ndjej unë zërin tënd tek zëri im
Portreti yt i bukur më buzëqesh
dhe frymëzim për brezat do të jesh

Kënga ime ti fluturo
na sjell pranë të rinj gjithmonë
ku vëllai im jeton jeton
Si një lule kujtimi i tij
çel në zemër ti të zgjon
zëri i tij vetëm jehon jehon

Vëlla të kisha shok e shok të kam
një emër porsi yll kjo botë të dha
E deshe ti kaq shumë pranverën tonë
ndaj mbete në mes saj i ri gjithmonë...

DËRGOI: