TEKSTESHQIP

Telemak Papapano
Sirena E Lumturise
Lyrics

Trenat varg ne mbremje dhe ne agim,
Brigjeve te tua rendim moj lugine,
Gurgullojne urate pa pushim,
Po shetit pyjet o plot gjelberim.

Oh, sa shekuj moj prite ti,
Ti bashkoje zilet me keto bori,
Sa te shkoka moj ky trok i ri,
Trenat varg qe hedhim neper shkendije.

Jeho sirena e lumturise,
Me endrra njerezish e mineral,
Dhe coje ti tere kete gezim,
N' atdheun tone anembane.

Jeho sirena e lumturise,
Me zera jete dhe gjalleri,
Se bashke me trenat rrit per cdo dite,
Dhe mundin tone pambarim, tek ne.

Trenat varg ne mbremje dhe ne agim,
Rrugeve te tua rendim Shqiperi,
Dashurine e njerezve si nje urim,
Ne stacione pret e percjell vendi im.

Oh, sa shekuj moj prite ti,
Ti bashkoje zilet me keto bori,
Sa te shkoka moj ky trok i ri,
Trena varg qe hedhin mbrapa shkendije.

Jeho sirena e lumturise,
Me endrra njerezish dhe mineral,
Dhe coje gjithe kete gezim,
Atdheun tone anembane.

Jeho sirena e lumturise,
Me zera jete dhe gjalleri,
Se bashke me trenat rrit per cdo dite
Dhe vrullin tone pa mbarim tek ne.

Pra jeho sirena e lumturise!