>
BIOSHQIP
Biografia
Ajo kreu shkollimin fillor dhe te mesem ne vendlindje, ndersa studioi ne universitetin e NY ne Tirane, degen mardheniet nderkombetare dhe diplomacy. Shkollimin master e vazhdoi ne kolegjin Fama ne Prishtine. Eshte e martuar, ka nje vajze dhe jeton e punon ne vendlindje, ne Peje. Me muzike filloi te merret shume heret, qe ne femijeri, ka kryer shkollen e ulte te muzikes e zoteron Flauten. Nderkohe eshte marre edhe me aktrim, meqense ka kryer shkollen e mesme te aktrimit ne Peje. Ne karrieren e saj ka shume kenge te incizuara te cilat percjellen me klipe, dhe nje kohe ishte edhe soliste e grupit "Hana Band". Ka marre pjese ne shume festivale nder te cilat edhe eshte shperbly. ne Top Fest2, Kosova Fest, Polifest, Kenga Magjike etj. si dhe shume koncerte dhe evente te ndryshme, qofte humanitare apo solo koncerte.

Në vitin 2004, Teuta Blaka merr pjesë në Ethet E Së Premtes 2.

Në Prill 2005, Teuta Blaka merr pjesë në Top Fest 2 me këngën "Nate E Qete".

Në Qershor 2005, Teuta Blaka merr pjesë në PoliFest 2005 me këngën "Jo Nuk Kam Faj".

Në Dhjetor 2005, Teuta Blaka merr pjesë në Zhurma Show 2005 me këngën "Qpo Ndodh Me Mua".