>
BIOSHQIP

Teuta Kurti: “E Revoltuar Nga Mos Vlerësimi Në Top Fest 12”

09-06-2015
Këngëtarja e njohur Teuta Kurti e cila së fundmi ishte pjesë e Top fest 12 me këngën "Mëkat" vjen ekskluzivisht në një prononcim për teksteshqip.com. Performanca e saj fantastike & interpretimi që solli në sken♪ u vlerësua shumë nga publiku, por jo nga festivali i cili nuk i dha asnjë çmim. Teuta gjithashtu ka shpalusr pak për lexuesit edhe një ditë nga jeta e saj private. Ju ftojmë të lexoni intervistën... TeksteShqip: Teuta, kënga juaj e fundit "Mëkat" ishte pjesmarrëse në Top Fest 12. Na trego pak sa je ndarë e kënaqur nga ky projekt? Teuta Kurti: Po, jam ndarë shumë e kënaqur me projekt pavarësisht që kënga nuk mori asnjë çmim ajo është komplet në ndërgjegjjen e tyre, edhe pse dyshoj që kanë, kemi arrit me kriju një këngë tepër të bukur me mesazh duke ju falemnderu Kledi Bahitit dhe Olti Currit.



TeksteShqip: Kënga arriti në finale madje u cilësua si pretendente për çmimin e madh. Si u ndjetë në finale dhe përse mendon se nuk u vlerësuat me asnjë çmim? Teuta Kurti: Thjesht është hera e 2-të që më ndodhë dmth të mos vlerësohet kënga edhe me "Perendo Pa Lindur" në Top Fest 8 dhe tani me "Mëkat". Thjesht mendoj që kënga ka qenë të paktën e nivelit për tu vlerësuar me një çmim po si duket jo çdokujt i pëlqen muzika e Pastër. TeksteShqip: Performanca juaj në finale u cilësua si shumë e veçantë, me balerinë profesionistë dhe me një skenë magjike. Ishte ideja juaj apo e festivalit. Cili ishte qëllimi i performancës? Teuta Kurti: Ideja ka qenë e Organizatorëve së bashku me mua ishte ndryshe natyrës festivaleve çfarë i bëjnë thjesht një vallëzim gjimnastik unik.



TeksteShqip: A mendon se kënga ka goditur vërtet tek publiku duke përcjellë mesazhin që përmban. A mendoni se ka shërbyer si një mesazh sensibilizues dhe sa ju shqetëson juve kjo temë në jetën e përditshme? Teuta Kurti: Sigurisht ka prek shumë persona që njoh që kan perjetu të njëjtin skenar edhe pse në këtë rast si fajtor kemi marrë babain që nuk do të thotë që nuk ka edhe nëna të pakujdesshme dhe pa ndërgjegjje. Ësht fenomen shumë i përhapur tek ne, thjesht mendoj që nuk ja vlen të pësoj një fëmijë për shkak të mospajtimeve që kanë prind mes vete sepse më besoni nuk niset të krijohet fëmija me bindjen që do ta rregullojë ato mospajtimet që kanë çifti mes tyre. TeksteShqip: Cilat janë projektet e Teutës për këtë verë? Teuta Kurti: Tani më sa përfundova Magjistraturën e Solokendimit dhe kjo për mua është e gjitha për çka jam pregaditë këtë vit plus kisha festivalin andaj sigurisht edhe një projekt do ta nisi së shpejti, por ende nuk e di planin...



TeksteShqip: Keni thënë shumë shpesh nëpët intervista se nuk jeni asnjëherë dakord me "koncertet" që i quajnë estrada jonë, por në fakt janë mbrëmje muzikore. Sa ju pengon kjo gjë? Teuta Kurti: Po është fakti që më pengon se ka dallim mes mbrëmjeve muzikore dhe një koncerti. Ku ka në Botën e civilizuar koncert Playback? Koncert me 5 këngë, koncert që i përsërit këngët. Jo, koncerti së pari këndohet live dmth është pika e parë dhe së dyti i bashkangjitet bendi, grupi muzikor së paku me 5 antarë, eh po ky është koncert dhe ka kogja dallim, këtë nuk e ka shpik Teuta por është termi si term që nuk lejohet ti ngatërrosh dhe s'kam kunder tyre asgjë thjesht e mbroj atë për ç'ka kam kry shkollë tërë jetën. TeksteShqip: Dimë që jeni e martuar dhe nuk e shpalosni shumë jetën tuaj private. Keni edhe një vajzë të vogël që quhet Aya. Si e kaloni ditën me të? Teuta Kurti: Jo nuk është që nuk e shpalosi, për kundër dal me Dardanin, e njohin, jemi vend i vogël ti ndjekim rrugët e yjeve botërore, përndryshe Aya, vajza tani në korrik mbush 2 vite është tepër energjike, plot humor, shkon në kopsht sigurisht sepse unë punoj si ars. e Pianos dhe Solokendimit andaj si të kthehem nga puna komplet i jepem asaj, s'ka lodhem apo s'lodhe. Atë e dërgoj te lodrat, luajm bashk është tepër e lidhur me mua dhe për këtë arsye ajo më merr kohën më të madhe që për këtë fakt jam njeriu më i lumtur në botë që Aya më ka falur titullin nënë.



TeksteShqip: A do të merrni pjesë sërisht nëpër festivale. Kemi dëgjuar që do të jeni pjesë e Këngës Magjike 2015, që këtë vit realizohet live? Teuta Kurti: Jo një herit s'kam kurrfarë plane konkrete, thjesht ja lëjmë kohës.. TeksteShqip: Teuta, faleminderit shumë për intervistën. Do doja të na thoje 2 fjalë në fund për lexuesit e kësaj interviste? Teuta Kurti: Ju përshëndes dhe ju uroj lexim të këndshëm dhe Shëndet.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Teuta Kurti: “E Revoltuar Nga Mos Vlerësimi Në Top Fest 12”