>
BIOSHQIP

Teuta Kurti: Nuk Jam Shtatzënë

05-02-2012
Në shtator të vitit të kaluar, këngëtarja e njohur Teuta Kurti i dha fund beqarisë duke u martuar me të fejuarin e saj, Dardan Luta. Pas martesës, këngëtarja nuk ka ndaluar me aktivitetet e saj muzikore, por me një rritëm akoma më të madh ka kryer obligimet e saja. U përfol se për shkak të mungesës në Prishtinë, asaj edhe iu vjodh apartamenti së bashku me shumë gjësende të vlefshme dhe dhuratat e martesës. Këtë kohë po flitet se Teuta është shtatzënë dhe në pritje të një fëmijë, por si duket lajmi nuk është i vërtetë shkruan editorial. Ne kontaktuam këngëtaren për të mësuar të vërtetën me cka ajo përgjigjet: ‘'Po flitet dhe kam marë pytje nga gazetarë të ndryshem në lidhje që a jam shtatëzënë edhe përkundër përgjigjjes sime negative, prap kanë shkrujat se po, por prap e demantoj se nuk jam shtatëzënë, inshAllah deri në kismet'', thekson këngëtarja e cila tregon se shtatzania është një gjë që nuk mund të fshihet, por për momentin nuk e ka pasur atë bekim nga Zoti. Ndoshta në një të ardhme të afërt do të kemi mundësi të shohim edhe Teutën në versionin nënë si shumë këngëtare tjera.
(vipat.info)

Teuta Kurti: Nuk Jam Shtatzënë