>
BIOSHQIP

Teuta Kurti: Kam Dëshirë Të Bëhem Nënë, Por çdo Gjë Vjen Me Kohë

22-07-2012
Teuta Kurti këngëtarja që ka një paraqitje dhe interpretim të veçantë përsëri është duke përgatitur befasi për adhuruesit e saj. Ndonëse këtë radhë ajo vjen me një bashkëpunim të kompozitorit Ilir Tolaj, i cili Teutës ia ka përgatitur këngën e re të titulluar "Arushi" të cilën do ta lansojë gjatë këtyre ditëve. Suksesi në këngë nuk është duke i munguar, madje as suksesi në profesionin e pedagoges, ndërkaq edhe jeta në bashkëshortësi është duke i shkuar për mrekulli. Për më shumë rreth punës dhe jetës private flet Teuta për "Zëri". Teuta cila është surpriza e radhës për adhuruesit e tu? Jam munduar që këtë herë të sjell diçka me të vërtetë të veçantë në skenën muzikore. Sapo kam përgatitur një këngë të re, të titulluar "Arushi" në bashkëpunim me kompozitorin Ilir Tolaj. Kjo Është një baladë që kam përshtypjen se do t'u pëlqejë të gjithëve, sepse është punuar me mjaft mjeshtri. Çfarë flet në këtë këngë, i dedikohet ndokujt? Kënga ka një tematikë sociale, një tekst mjaft të dhimbshëm, nuk është personale, nuk i dedikohet askujt, thjesht është një imagjinatë por që i kushtohet përditshmërisë jetësore që ndodhë te të rinjtë tanë. Pra, një dukuri negative që mund ta hasim te rinia dhe me anë të kësaj kënge luftohet kjo dukuri jo e mirë. Këngën do ta lansoni si singëll me apo pa klip? Sapo kam filluar punën në videoklip, kënga patjetër se do të ketë edhe videospotin dhe paralelisht do të lansohet bashkë me të. Kësaj radhe videoklipin jam duke e përgatitur në Mitrovicë, dhe xhirimet po bëhen në disa pjesë të Mitrovicës, por një pjesë e vogël klipit do të jetë edhe në Prishtinë. Uroj që të realizohet ashtu siç po paramendoj unë. Cilat janë ato vështirësi që po has në realizimin e kripit? Të them të drejtën përveç lodhjes nuk po kam ndonjë vështirësi gjatë realizimit të klipit. Fatmirësisht puna po shkon mirë ashtu siç e kemi planifikuar ne. Këngën e kam përgatitur brenda 2 apo 3 muajve, ndërsa videoklipin shpresojmë ta realizojmë sa më shpejt. Suksesi në këngë nuk po të mungon, na trego diçka për jetën private, si po të shkon jeta në bashkëshortësi? Padyshim se dëshirat për këngën janë duke shkuar për mrekulli. Ndërkaq, edhe jeta bashkëshortore vazhdon të kalojë për mrekulli, është fat që kam pranë një bashkëshort të sinqertë siç është Dardani, i cili jetën ma bën të lumtur. Uroj që edhe më tej të vazhdojë kështu jeta ime bashkëshortore. Keni vendosur të bëheni nënë tani pas martesës? Në realitet nuk kam dëshirë të bëj plane, çdo gjë vjen me kohë dhe me dhuntinë e Zotit. Dëshirën për t'u bërë nënë nuk e mohoj tani, por kjo varet prej Zotit, vetëm ai vendos se kur mund të më falë një fëmijë desha apo nuk desha tani. Ka vendosur Teuta për pushime verore? Pushimet verore do t'i bëjmë pas përfundimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit. Si çdoherë tjetër edhe këtë vit do të shkojmë në bregdetin e jugut të Shqipërisë. Sa herë që jemi atje kalojmë shumë bukur, prandaj na tërheq ai vend.
(K. Bajrami / zeri)

Teuta Kurti: Kam Dëshirë Të Bëhem Nënë, Por çdo Gjë Vjen Me Kohë