>
BIOSHQIP

Teuta Kurti, Gati Klipi Për Baladën E Re

15-01-2013
Teuta Kurti rikthehet në skenë me një baladë të re, për të cilën ka punuar që një kohë.
Kënga tashmë ka përfunduar, ndërsa ajo do të kompletohet edhe me videoklip.

Përmes një postimi në Facebook, këngëtarja duke falënderuar Zotin ka bërë të ditur se kënga ka përfunduar dhe se të mërkurën pritet të realizohet edhe klipi.

“Faleminderit Ilir Tolajt për baladën më të mirë në botë, ‘Arushi’. Së shpejti do ta promovojmë dhe shpresojmë shumë se do ta pëlqeni punën tonë”, ka shkruar mes tjerash Teuta.
(Telegrafi)

Teuta Kurti, Gati Klipi Për Baladën E Re