>
BIOSHQIP

Teuta Kurti, E Lumtur Që Do Të Bëhet Nënë

17-04-2013
Pas dy viteve martesë, këngëtarja e njohur Teuta Kurti do të bëhet nënë. Lajmin për shtatzëninë e saj, e ka pritur me mjaftë kënaqësi për faktin se është e dhënë pas fëmijëve. Duke mos dashur të flas shumë rreth shtatëzënisë, Teuta na bënë të ditur se shtatzënia e saj po kalon mjaftë mirë, mbase po ka mjaftë vullnet edhe për të punuar.



“Pas përfundimit të ‘Voice Albania’ për fëmijë, tani kemi nisur përgatitjet për të rriturit dhe muajve të ardhshëm do të fillojnë edhe garat në Shqipëri. Unë do të trajnoj një pjesë të madhe të rinjëve tanë, të cilët më pas do të performojnë në ‘Voice Albania’”, ka thënë ajo për “Zëri”. Të rinjtë tanë janë të dhënë pas artit, në audicion sipas Teutës janë paraqitur një numër i madh i tyre dhe numri i atyre që do të zgjedhen për të vazhduar garën do të jetë rreth 60.
(K. Bajrami / zeri)

Teuta Kurti, E Lumtur Që Do Të Bëhet Nënë