>
BIOSHQIP

Teuta Kurti: Nuk Dua Ta Di Gjininë E Bebes

29-05-2013
Zëri i fuqishëm dhe thjeshtësia skenike e bëri që prej një vajze garuese në ‘ethe…’ të radhitet ndër zërat më të denjë të estradës sonë. Është kjo Teuta Kurti e cila hapat e parë i filloi në kompeticionin ‘Ethet e së premtes mbrëma’.



Aty Teuta u vlerësua shumë, fillimisht nga juria profesionale, për të depërtuar shumë shpejt edhe në tregun e gjerë shqiptar ku vajza rrëmbeu simpatinë e shumë artdashësve. E kemi parë në evenimente të ndryshme, me performanca të shumta dhe prezente me shumë këngë të bukura të cilat asnjëherë nuk i kanë ikur artit të mirëfilltë.

Por pas gjithë përkushtimit skenik, këngëtarja ka vendosur t’i jap vetes pak pushim. Ajo largohet për pak muaj nga aktivitetet e shumta për t’u destinuar plotësisht kah jeta e saj private, ku pret të bekohet me një pasardhës.

“Momentalisht nuk jam duke punuar rreth karrierës sime muzikore. Jam shtatzënë dhe kam vendosur plotësisht t’i përkushtohem kësaj. Andaj nuk kam në plan që këtë sezon të nxjerr asgjë të re”, ka thënë këngëtarja duke shpresuar në mirëkuptimin e publikut, shkruan “Tribuna”.



Gjinia e bebes surprizë për të gjithë

Ndonëse fytyrë publike, jeta e saj është gjithmonë e vëzhguar nga një mori njerëzish. Teuta ka arritur që për një kohë ta mbajë larg mediave shtatzëninë e saj, ndërsa për Tribuna ka bërë me dije se nuk dëshiron që të flas shumë lidhur me këtë fakt. “Nuk kam dëshiruar që të bëj lajme mbi këtë fakt, andaj edhe nuk jam deklaruar për shtatzëni. Është diçka vetëm e imja”, ka thënë më tej këngëtarja.

Edhe pse për herë të parë e bekuar me këtë gjendje, dhe kureshtja për të ditur gjininë e frytit të dashurisë është e pashmangshme. Por Teuta thekson se një gjë të tillë nuk e ka bërë. Ajo rrëfen se gjininë e bebes nuk e di, duke nënvizuar se një gjë të tillë do ta lë surprizë edhe për vete por edhe për fansat e saj.



“Nuk e kam shikuar gjininë e bebes. Nuk e di as unë a është djalë apo vajzë. Le të mbetet kjo gjë surprizë për mua dhe gjithë të tjerët. Shpresoj vetëm që çdo gjë të shkojë mirë”, ka përfunduar ajo duke kërkuar mirëkuptimin tonë për të mos folur më shumë rreth gjendjes së saj të tanishme.
(Express)

Teuta Kurti: Nuk Dua Ta Di Gjininë E Bebes